Lazarat, 45 të shoqëruar, dy të arrestuar

25/06/2015 00:00

Në total numri i personave të shoqëruar deri më tani nga policia në Lazarat është 45. Dy prej tyre u është komunikuar masa e arrestit, ndërsa për 18 të tjerë është verifikuar se nuk kanë lidhje me të shtënat me armë kundër forcave speciale të RENEA-s.

Policia thotë se për 24 persona po vijojnë verifikimet e nevojshme proceduriale për të zbardhur nëse mes tyre ka individë që kanë gisht apo njohuri mbi të shtënat mbi policinë.

Uniformat blu saktësojnë se aksioni në Lazarat nuk është ndërprerë për asnjë moment dhe do të vazhdojë deri në kapjen e personit të fundit që godit me armë policinë.

Top Channel