Dilema, kush do ta trashëgojë numrin 10 te Juve?

25/06/2015 00:00

Largimi i Carlos Tevez është fakt i kryer. Mediat argjentinase kanë shkruar se prezantimi i lojtarit te Boca Juniors do të bëhet me 7 korrik. Me largimin e Tevez nga “zonja”,  10-a e famshme mbetet pa një “pronar”.

Mediat italiane kanë filluar të spekulojnë se kush do ta mbajë në shpinë numrin 10. Fanela me këtë numër është me e shitura, por ka edhe peshë, prandaj jo çdo lojtarë mund ta ketë.

Sipas raportimeve të para, thuhet se Zaza ka bërë kërkesë që ta trashëgojë ai numrin 10, por Allegri ka një tjetër lojtar në mendje.

Trajneri italian ëndërron që atë ta veshëmesfushori brazilian Oscar. Numri 8 i Chelseat nuk ka kaluar një formë të mirë sezonin e kaluar, prandaj Allegri kërkon t’i ofrojë një rol të veçantë atij.

Megjithatë, agjenti i lojtarit Kia Joorabchian, ka hedhur poshtë mundësitë e një largimi të mundshëm të klientit të tij nga skuadra londineze.

“Lajmet e largimit nuk janë aspak të vërteta. Oscar do nuk të largohet nga Chelsea”, është shprehur ai.

Kjo është hera e parë që mesfushori 22-vjeçar nuk ka angazhime në muajt e verës, prandaj Mourinho beson se lojtari do të rikthehet në formën më të mirë, pas një pushimi të gjatë.

Një tjetër alternativë është që numrin 10 ta marrë Marchisio, ndërkohë që numri 8 t’i kalojë Dybalas.

Top Channel