Rrezikojnë jetën për një “selfie”

25/06/2015 00:00

Tre djem nga Estonia kanë rrezikuar jetët e tyre për një “selfie”. Ata janë ngjitur në kullën rreth 200 metra të gjatë të një televizori, për të shkrepur disa foto.

Ervin Punkar 17 vjeç bashkë me dy shokët e tij, Keivo Pint dhe Juri Uluots, 19 dhe 17 vjeç, janë ngjitur në kullën e ndërtuar në vitin 1857 pa asnjë masë sigurie.

Djemtë kishin marrë me vete një GroPro dhe një shkop, në mënyrë që fotot të ngjanin më bukur. Pavarësisht se gabimi më i vogël mund t’u kushtonte me jetë, djemtë nuk janë penduar aspak për aventurën e tyre.

“Ne e morëm si një sfidë, e paramenduam se do të jetë shumë bukur dhe ashtu doli të ishte. Na është dashur një orë që të ngjitemi deri në maje, por ia vlejti. Ne kemi filmuar dhe duam t’u tregojmë të gjithëve sa bukur ishte”, është shprehur Ervin Punkar.

Ai ka shtuar se për asnjë moment nuk e kanë ndjerë rrezikun, ndërsa do të vazhdojë të ngjitet nëpër ndërtesa të larta. Sipas tij, ai e bën këtë gjë qëkur ishte 14 vjeç.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel