Ndërron jetë aktori britanik, Patric Macnee

25/06/2015 00:00

Aktori Patric Macnee, ylli i serive televizive të “The Avengers”, ka ndërruar jetë në Kaliforni në moshën 93-vjeçare. Britaniku që njihet për rolin e John Steed në seritë e viteve 1960 ka vdekur në shtëpi.

Ai luajti në disa filma, përfshirë edhe në atë të Laurence Olivier, një version i Hamletit në vitin 1948. Famën më të madhe e mori në seritë origjinale të “Avengers” në mes të viteve 1961 dhe 1969.

Ai gjithashtu mori pjesë në filmin e James Bond në vitin 1985, në serinë “A view to kill”, ku luajti rolin e Godfrey Tibbett, një partner i Bond që e ndihmon atë në misionin e tij.

Macnee ka lënë mbrapa dy fëmijë, djalin Rupert dhe vajzën Kate Woodville, si dhe një nip.

Top Channel