Kosova fiton medaljen e parë në Lojërat Olimpike Europiane

26/06/2015 00:00

Kosova ka arritur të marrë medaljen e parë në Lojërat Olimpike Europiane, që zhvillohet në Baku të Azerbajxhanit.

Xhudistja Nora Gjakova ka fituar medaljen e bronztë, pasi mundi me rezultat 10:0 kundërshtaren holandeze, Sanne Verhagen. Xhuditsja kosovare humbi në gjysmëfinale ndaj hungarezes Hedvig Karakas në kategorinë 57 kilogramë.

“Jam e gëzuar për medaljen e parë të madhe elitare”, tha Gjakova për mediat kosovare, menjëherë pas garës. Ajo shtoi se medaljen ua dedikon gjithë sportistëve të Kosovës.

Top Channel