Një angleze i mbijeton aksidentit rrugor falë…gjoksit

26/06/2015 00:00

Një nënë 28-vjeçare britanike i shpëtoi mrekullisht një aksidenti të tmerrshëm rrugor, falë…gjoksit të saj të madh.

Automjeti që po drejtonte Sarah Foster u godit fuqishëm nga një tjetër makinë. Përplasja ishte aq e madhe, sa Sarah përfundoi e përplasur me gjoks në xhamin e parë të makinës së saj. Fuqia goditëse ishte aq e madhe, sa xhami u thye, por vetë Sarah shpëtoi pa asnjë gërvishtje.

Sot 28-vjeçarja falenderon “airbag”-ët e saj natyralë për mrekullinë e ndodhur.

“Në spital mjekët më thanë që isha me fat që jam ende gjallë dhe se për këtë duhej të falenderoja ‘airbag’-ët e mi”, rrëfen për “The Sun” vetë Sarah.

Më e bukura në gjithë këtë histori është se para aksidentit, 28-vjeçarja ishte regjistruar në listën e pritjes së një klinike estetike për të reduktuar përmasat e gjoksit të saj, por pas kësaj ndodhie, thotë se as ka ndërmend ta bëjë këtë.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel