Cannon: Të korruptuarit në gjyqësor mburren me pasurinë e vënë nga shitja e drejtësisë

26/06/2015 00:00

Partnerët ndërkombëtarë këmbëngulin se nuk ka asnjë hap përpara për Shqipërinë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, pa ndërmarrë reformën në drejtësi.

Thirrja e radhës për kryerjen e kësaj reforme mbërrin nga Ambasada Britanike në Tiranë. Përmes rrjeteve sociale, ambasadori Nicholas Cannon deklaron: “Nuk ka progres drejt anëtarësimit në BE për Shqipërinë pa reformën në drejtësi”.

Në një postim të dytë, Cannon flet për “personazhe të korruptuar në drejtësi, që mburren me pasurinë e tyre”.

“Personazhe të korruptuar të sistemit gjyqësor mburren me pasurinë që kanë zhvatur, duke shitur drejtësinë”, thotë kryediplomati britanik.

Top Channel