Vrasja e dy kunatave të moshuara, ekstradohet nga Spanja autori i tretë

26/06/2015 00:00

Është ekstraduar nga Spanja një prej autorëve të vrasjes së dy kunatave të moshuara në Durrës, ngjarje kjo e ndodhur në shtatorin e vitit të kaluar. Burime zyrtare të policisë së Durrësit bëjnë me dije se Indrit Shaqja, 42 vjeç, akuzohet për vjedhje me pasojë vdekjen, e kryer në bashkëpunim.

Ngjarja ka ndodhur në 2 shtator të vitit të kaluar, kur dy kunatat Gjinofeva dhe Elsa Vava, përkatësisht 70 dhe 75 vjeçe, u gjetën të lidhura e më pas të mbytura me qese plastmasi, në banesën e tyre.

Vetëm dy javë nga krimi makabër u arrestuan dy prej autorëe, Velson Elmazi, 29 vjeç, dhe Artur Kaçanolli, 29 vjeç nga Shijaku. Ky i fundit është dhe nipi i motrës së Gjinovefa Vavës dhe dyshohet se ai ka nxitur e organizuar vjedhjen e tezes së moshuar të së ëmës, me qëllim marrjen e parave dhe bizhuterive në banesën e saj.

Shaqja u arrestua në Barcelonë më 15 tetor 2014, dhe tashmë do t’i nënshtrohet procesit gjyqësor në Shqipëri. Au ishte shpallur në kërkim, pasi krahas ngjarjes së 3 shtatorit në Durrës, rezulton i dënuar me 6 muaj burg për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt.

Top Channel