Dhuna në familje, 4 femra merren në mbrojtje nga policia

26/06/2015 00:00

Katër raste të dhunës në familje janë regjistruar vetëm një ditë më parë nga policia e Tiranës. Ndaj të dëmtuarave është lëshuar urdhër mbrojtje i menjëhershëm.

Konkretisht, tre gra, L. R., 43 vjeç, T. A., 40 vjeç, dhe Sh. H., 54 vjeç janë marrë në mbrojtje nga policia pas dhunës fizike dhe psikologjike që kanë ushtruar bashkëshortët e tyre.

Ndërsa një 26-vjeçare ka rënë pre e dhunës psikologjike të kunatës së saj, L. A., 31 vjeç. Edhe ndaj saj policia e Tiranës ka lëshuar urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje.

Top Channel