Pas paralajmërimit të Hungarisë se nuk do të pranojë më emigrantë dhe lajmeve se Serbia është duke i kthyer emigrantët në Maqedoni, Ministria e Punëve të Brendshme i ka shtuar masat e sigurisë.

“Dy-tre ditët e fundit, rreth 2000 emigrantë janë ndaluar në tentimin për të hyrë ilegalisht nga kufiri grek. Kemi komunikim të vazhdueshëm me policinë serbe, e me raste edhe me kolegët grekë”, ka thënë zëdhënësi i MPB-së, Ivo Koteski.

Gjatë dy muajve të fundit, grupe emigrantësh nga shtetet arabe vërshuan në Maqedoni, prej nga vazhdonin rrugën për në Serbi e më pas drejt shteteve të Bashkimit Europian.

Top Channel