Specialja, mbledhje e dytë e qeverisë së Kosovës

26/06/2015 00:00

Qeveria e Kosovës pritet të mblidhet këtë të premte në një mbledhje të dytë, për të miratuar amendamentet që po shqyrtohen në Kuvend në lidhje me Gjykatën Speciale.

Këtë e konfirmoi në mbledhjen e mëngjesit kryeministri Isa Mustafa.

“Meqenëse sot është mbledhja e Kuvendit dhe në orën 10 fillon debati lidhur me ndryshimet kushtetuese, ne planifikojmë të bëjmë ndryshimet; të kthehemi dhe të mbajmë mbledhjen e qeverisë, në mënyrë që të aprovojmë dy ligjet që i kemi dërguar Kuvendit për informimin. Prandaj kisha kërkuar që në mbledhjen e Kuvendit të jenë të gjithë dhe po ashtu, pasi të bëhet pauza, të kthemi dhe të mbajmë mbledhjen”, tha Mustafa.

Pas mbledhjes së ekzekutivit pritet që Kuvendi i Kosovës të mblidhet sërish në një seancë tjetër, ku do të votohet përfundimisht për t’i hapur rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.

Top Channel