KLSH kallëzon 12 zyrtarë të prokurimeve publike në Ministrinë e Brendshme

26/06/2015 00:00

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në prokurori drejtoreshën dhe 11 zyrtarë të Zyrës së Prokurimeve Publike në Ministrinë e Brendshme.

KLSH bëri të ditur se, zyrtarët e kallëzuar të MPB akuzohen për shkelje të barazisë në tenderë. Ata i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 607 mijë eurosh.

Kallëzimi është kryer pas një auditimi për periudhën shtator 2013-dhjetor 2014.

Top Channel