Këshillat për mbrojtjen nga dielli

26/06/2015 00:00

Të kapërcejmë kulturën e solarit dhe nxirjes me çdo kusht, por edhe të mos ekzagjerojmë me terrorin tipik amerikan ndaj ekspozimit në diell. Këshillat e ekspertëve për stinën e nxehtë dhe daljen në plazh, kanë ndryshuar disi.

Jo më aq shumë rreptësi në mbrojtje që shkon në teprim, thone ata. Mjafton ndjekja e rregullave për të lejuar një ngjyrosje të lëkurës brenda çdo kriteri sigurie.

Kujdes duhet treguar mbi të gjitha me kremrat e plazhit. Mjekët këshillojnë të mos përdoren ato të vitit të kaluar, edhe nëse nuk i keni harxhuar të gjitha. Jo vetëm që s’bëjnë dobi, por përkundrazi, mund të jenë edhe të dëmshëm e të shkaktojnë lloj-lloj alergjish.

Preferoni kremin me faktor 50% për javën e parë të ekspozimit, për të kaluar pastaj tek ai me faktor 30 apo 20, i aplikuar në trup gjysëm ore përpara ekspozimit. Si kultura më e drejtë e diellit sot po përvijohet ajo aziatike: rrezet nuk konsiderohen nje armik, por nxirja nuk është domosdoshmërisht një aksesor bukurie, ndaj më e mira mbetet gjithmonë rruga e mesme.

Top Channel