Elbasan, asgjësohen 206 rrënjë kanabis sativa. Arrestohen dy persona

26/06/2015 00:00

Policia e Elbasanit ka sekuestruar një sasi prej 206 rrënjë bimë narkotike, të dyshuara si kanabis sativa. Dy persona janë arrestuar si poseduesit e bimëve narkotike.

Bimët ishin mbjellë në fshatin Kosovë e Madhe në mënyrë të çregullt, në parcelën e Xhevahir Pepës, 56 vjeç. Ky u arrestua bashkë me Et’hem Pepa, 50 vjeç.  Në oborrin e shtëpisë së Et’hem Pepës u gjetën edhe 16 rrënjë bimë narkotike.

Ndërkaq, policia bën të ditur se vijon kontrollin në terren deri në kufi me qytetin e Lushnjes. Ndaj dy të arrestuarve rëndon akuza e kultivimit të bimëve narkotike.

Top Channel