SHBA ligjëron martesat mes homoseksualëve

26/06/2015 00:00

Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka bërë të ligjshme martesat mes personave të të njëjtit seks në të gjithë vendin.

Në një vendim 5-4, martesa është tashmë një e drejtë kushtetuese për këdo në SHBA. Para këtij vendimi, çiftet homoseksuale mund të martoheshin në vetëm 37 shtete.

Ende nuk dihet se kur do të lëshohen licencat e martesave në shtetet ku homoseksualët nuk lejohej të martoheshin.

Në një koment të shkurtër në Facebook, presidenti amerikan Barack Obama shkroi: “Dashuria sapo fitoi”.

Top Channel