Besmir Sulaj është një person tepër frymëzues. Ai ka filluar të ecë në moshën 8-vjeçare, pasi një dobësi e kockave ia kishte bërë të pamundur lëvizjen.

Falë vullnetit të tij, me fizioterapi dhe palestër, ia doli që fillimisht të ngrihet me paterica, e më vonë të ecë vetë. Ndërkohë, kur ishte 12 vjeç, instruktori i palestrës filloi t’i mësonte atij “break dance”.

Këtu filloi angazhimi i tij në art, duke u marrë me akrobaci dhe kërcim. 23-vjeçari, përveç shumë shfaqjeve që ka dhënë, merret edhe me sportin “Njeriu Flamur”. Besmiri është edhe trajner fëmijësh në një Teatër Social.

* Besart Kallaku vazhdon të kontribuojë në ndihmë të njerëzve në nevojë. Së fundmi, ai është bërë pjesë e nismës për të siguruar fonde për Leon, fëmijën që bën apel për të siguruar të ardhura, për operacionin që kushton rreth 40 mijë euro.

* Nora Gjakova sjell medaljen e parë Olimpike në Kosovë. Xhudistja shqiptare u rendit e treta në kategorinë 57 kg, në edicionin e parë të Lojërave Olimpike Europiane, që mbahen në Baku të Azerbajxhanit.

Rezultati i saj ishte historik, pasi është garuesja e parë që sjell medalje me flamurin e Kosovës.

* Gjatë këtyre Lojërave Olimpike, Majlinda Kelmendit iu dorëzua çmimi si xhudistja më e mirë në Europë për vitin 2014. Sukseset e saj bënë që ajo, jo vetëm të njihet kudo në botë, por edhe Republika e Kosovës të prezantohet me imazh pozitiv.

Top Channel