Sfidojnë vdekjen, për t’u ndierë të gjallëruar

26/06/2015 00:00

Leonardo Pereira dhe e dashura e tij, Mederos Nader kishin vendosur të “ndihen të gjallëruar” duke sfiduar vdekjen. Në mbi 800 metra lartësi, në malin Pedra de Gavea, ata bëjnë veprime për të cilat do të duhet shumë guxim.

18-vjeçarja Nader që në pjesën e sipërme kishte veshur një kostum larje, ndërsa poshtë një palë pantollona të shkurtër, shihet bashkë me të dashurin 23-vjeçar që bëjnë fotot më të rrezikshme që keni parë ndonjëherë.

“E di çfarë mendojnë njerëzit, ata gjithmonë thonë që është çmenduri dhe e rrezikshme, por kjo më bën mua që të ndihem i gjallëruar. Është vërtetë lartë dhe unë var jetën time në fuqinë e krahut tim. Më duhet të kem vetëbesim, në mënyrë që të mos bie”, është shprehur Leonardo.

Në një foto, Mederos shihet duke i besuar jetën Leonardos, pasi ky i fundit, me njëren dorë të tij, e mban 18-vjeçaren që qëndron pezull, ndërsa një lëvizje e gabuar do të kthehej në tragjedi.

Në një tjetër foto, Mederos shikon nga kamera duke buzëqeshur, ndërsa poshtë saj, i dashuri Leonardo po “ndiehet i gjallëruar” duke u mbajtur vetëm për një pjesë të shkëmbit, që është rreth 845 metra lartë nga toka.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel