Krujë, asgjësohen 560 bimë kanabis. Dy persona në pranga

26/06/2015 00:00

Në kuadër të operacioneve kundër lëndëve narkotike, Policia e Krujës ka asgjësuar të premten 560 bimë kanabis sativa.

Janë arrestuar gjithashtu 2 persona: Islam dhe Blerim Durma, përkatësisht 49 dhe 25 vjeç.

Policia sekuestroi edhe një automatik dhe një krehër me 25 fishekë.

Top Channel