Gigi Hadid, seksi në xhirimet e klipit të Harris

26/06/2015 00:00

Ajo është njëra nga modelet më seksi në qarkullim, dhe kur i dashuri i mikes më të ngushtë, të fton ta ndihmosh me klipin e ri, sigurisht që nuk do t’i thuash jo.

Gigi Hadid ishte e mrekullueshme në Malibu, kur është duke xhiruar për klipin e ri të Calvin Harris, të dashurin e Taylor Swift, mikes së saj më të mirë. 20-vjeçarja kishte veshur një palë bikini të zeza.

Hadid ka treguar aftësitë e saj në kërcim, duke bërë lëvizje në mesin e shumë figurantëve të tjerë të ftuar për këtë klip. Harris nuk ishte në skenat e xhiruara të enjten, pasi gjendet në Finlandë duke përformuar në një festival.

Gigi dhe Harris kanë krijuar një miqësi muajt e fundit, falë Taylor Swift.

Ndërkohë, 20-vjeçarja mësohet se është në lidhje me Joe Jonas, një ish i Taylor, por duket që s’ka asnjë problem për këngëtaren, pasi nuk ndien më asgjë për Jonas, duke i hapur rrugë mikes së saj të fillojë një lidhje të re.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel