Jenner, në Paris: Punoj shumë…

26/06/2015 00:00

Kendall Jenner është njëra nga modelet më të famshme, prandaj nuk e ka vështirë që ta kthejë në pasarelë edhe një rrugë të thjeshtë.

19-vjeçarja është parë teksa futej në një restorant në Paris, ndërsa kishte veshur një dekolte të hapur bardhezi. Poshtë, Kendall kishte veshur xhinse të zeza.

Për shkak të angazhimeve të saj, Jenner ka thënë se shtëpia e saj është avioni, pasi gjatë gjithë kohës është sa në një vend, në tjetrin.

“Me duhet të gjej një balancë mes punës, familjes dhe miqve. Aktualisht po jetoj në avion, nuk kam kohë për asgjë. Me duhet të ndryshoj, sepse nëse punoj shumë, nuk do të jem një person i lumtur”, është shprehur Jenner.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel