Hough, në kopertinën e revistës “Women’s Health”

26/06/2015 00:00

Revista “Women’s Health” nuk mund të bënte një zgjedhje më të mirë për kopertinat e korrikut dhe gushtit, se ajo që kanë bërë për këtë vit. Ata kanë zgjedhur këngëtaren Julianne Hough për të hapur revistat në muajt më të nxehtë të vitit.

Në kopertinën e parë, 26-vjeçarja është me një kostum banjoje blu me yje të bardhë, ndërsa me njërën dorë mban flokët. Në këtë foto nuk mund të mungonte një buzëqeshje, arma sekrete e saj.

“Jam shumë e lumtur që jam në kopertinën e revistës ‘Women’s Health” për korrik/gusht”, ka shkruar ajo në Instagram, ku ka postuar edhe faqen e parë të revistës.

Në kopertinën  e dytë, bjondja është e shtrirë, me një palë bikini me dy ngjyra, blu dhe të bardhë. Edhe këtë kopertinë ajo e ka ndarë me 1.7 milionë ndjekësit e saj në Instragram.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel