Aksioni në Lazarat, ndalohen 3 të dyshuar nga “grupi i zjarrit”

27/06/2015 00:00

Ndërsa vijon aksioni i forcave të policisë dhe atyre speciale në Lazarat, mëngjesin e së shtunës janë arrestuar 3 persona, të dyshuar si pjesëtarë të të ashtuquajturit “grupi i zjarrit”.

Burime policore zyrtare bëjnë të ditur se, në pranga kanë përfunduar shtetasit Klodian Selimi, Elvis Boçi dhe Dervish Gaba, të tre banues në Lazarat.

Nga hetimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda ka rezultuar se tre të rinjtë kanë bashkëpunuar me vëllezërit Aliko, që dyshohet të jenë dhe autorët kryesorë të sulmit ndaj efektivëve të RENEA-s, ku humbi jetën inspektori Ibrahim Basha.

Top Channel