Elbasan, 3 të ndaluar dhe 5 procedime gjatë aksioneve të policisë

27/06/2015 00:00

Strukturat e Policisë së Elbasanit, gjatë 24-orëve të fundit kanë kryer arrestimin, ndalimin dhe procedimin e disa shtetasve, të akuzuar për vepra penale të ndryshme.

Konkretisht, në pranga ka përfunduar shtetasi Dritan Perçi, 37 vjeç, pasi në banesën e tij u konstatua se kishte bërë një lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Në pranga ka rënë edhe 26-vjeçari Krenar Dingozi, për aksidentimin e një të moshuari me mjetin e tij tip motorçikletë; si dhe shtetasi Azem Qoshku, 39 vjeç, i akuzuar për dhunë në familje.

Ndërkohë, ka nisur procedimi penal për 5 shtetas të tjerë. Dy prej tyre akuzohen për ushtrim dhune në bashkëpunim, ndërsa të tjerët për ndërtim të objekteve pa leje, shkaktim të aksidentit rrugor dhe kanosje.

Top Channel