Kukës, materialet zgjedhore nisen për në KQZ

27/06/2015 00:00

Policia në qytetin e Kukësit, me përfundimin e procesit të numërimit të votave të zgjedhjeve të 21 Qershorit, ka nisur dërgimin e materialeve zgjedhore nga KZAZ-të për në KQZ.

Policia e qytetit verior bëri të ditur se njësitë e saj po shoqërojnë materialet zgjedhore derisa ato të arrijnë në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku do të merren në dorëzim nga funksionarët e tij.

Në njoftimin zyrtar thuhet se, falë angazhimit të uniformave blu në Kukës nuk janë evidentuar probleme përgjatë procesit zgjedhor, si gjatë votimit, ashtu edhe numërimit.

“Në sajë të masave të marra gjatë gjithë procesit zgjedhor nuk u evidentuan ngjarje kriminale në qendrat e votimit apo objektet e tjera zgjedhore. Po ashtu, policia garantoi rend dhe siguri në parametra optimalë në të gjithë territorin e qarkut”, thuhet më tej në komunikatë.

Top Channel