Fier, zjarri përfshin ullishtet në fshatin Radostinë

27/06/2015 00:00

Një zjarr i fuqishëm ka rënë mëngjesin e së shtunës në kodrat me ullishte, në fshatin Radostinë të Fierit, duke u përhapur me shpejtësi për shkak të erës.

Për rreth 3 orë, dy mjete dhe zjarrfikësit janë përpjekur që t’i shuajnë flakët, të cilat kanë shkatërruar thuajse gjithçka.

Zjarret në pyje e kullota janë të zakonshme në stinën e verës, pjesërisht për shkak të temperaturave të larta dhe pakujdesive të banorëve, por kryesisht ato janë të qëllimshme.

Top Channel