A i njihni femrat e bukura të tenistëve?

27/06/2015 00:00

Kompeticioni i madh i tenisit nis të hënën dhe zgjat deri në mes të korrikut, dhe sigurisht që do të shohim mjaft fytyra të bukura, që do të mbështesin të dashurit apo bashkëshortët e tyre në lojën e tenisit.

Kim Sears dhe Andy Murray
Një nga femrat më të famshme që do të shohim këtë verë është Kim Sears, një piktore nga Sussex, e specializuar në portretizimin e kafshëve. 27-vjeçarja është bashkëshortja e tenistit Andy Murray.

Mirka dhe Roger Federer
Mirka Federer, me origjinë sllovake, është martuar me yllin e tenisit në vitin 2009 dhe ata kanë katër fëmijë, dy çifte binjakësh.

Rafael Nadal and Maria Xisca Perello
Gjysma tjetër e Rafael Nadal, Maria Xisca Perello cilësohet si një seks-simbol në radhët e grave apo të dashurave të njerëzve të famshëm. Por bukuroshja spanjolle është shprehur se nuk është e interesuar të bëhet e famshme, dhe se jetën e saj dëshiron ta mbajë private.

Jelena Ristic dhe Novak Djokovic
29-vjeçarja është një bukuroshe serbe që ka marrë vëmendjen e Djokoviç. Çifti u martua vitin e kaluar dhe janë prindër të një djali me emrin Stefan.

Top Channel