Zbulohen 900 rrënjë kanabis në Kërrnajë, nën hetim kryeplaku i fshatit

27/06/2015 00:00

Kryeplaku i fshatit Kërrnajë në Tropojë do të procedohet penalisht, pas gjetjes së dy parcelave me 900 rrënjë bimë narkotike.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se në vijim të operacionit “Kërrnaja 3” janë gjetur parcelat e mbjella në vendin e quajtur “Mali Bogush”.

Kryeplaku i fshatit, M.K. do të hetohet në gjendje të lirë, nën akuzën e moskallëzimit të krimit.

Bimët narkotike u asgjësuan në vend me djegie, ndërsa disa prej tyre u morën nga policia në cilësinë e provës materiale.

Top Channel