I gjenden armë në shtëpi, arrestohet 58-vjeçari

27/06/2015 00:00

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 58-vjeçar për armëmbajtje pa leje. Burime zyrtare bëjnë të ditur se i arrestuari është Shyqyri Cani.

Gjatë kontrollit në banesën e tij janë gjetur dhe janë sekuestruar 1 armë zjarri tip “Beretë”, model 950, me krehër dhe fishekë, 2 krehëra automatiku me 6 fishekë, si dhe një automatik model 56.

Kontrolli në banesën e Canit është kryer me autorizim të Prokurorisë së Tiranës.

Top Channel