Vjedh paratë e pensionit të invaliditetit, nis hetimi ndaj ish-punonjësit të Postës në Mat

27/06/2015 00:00

Prokuroria e Matit ka nisur gjykimin ndaj një ish punonjësi të Postës Shqiptare në Mat. Burime zyrtare bëjnë të ditur se Skënder Xhomara ka marr paratë e pensionit të invaliditetit të 90 personave, për muajin nëntor 2014.

Pasi ka marr 1.2 milionë lekë të reja nga filiali i Postës për t’i shpërndarë tek përfituesit e komunës Rukaj, Xhomara është larguar drejt Italisë. Pak para se të nisej, ai i ka telefonuar një miku të tij ku i ka kërkuar që të dorëzonte disa dokumente tek shefi i financës së filialit të Postës.

Pasi dokumentacioni u administrua nga filiali, rezultoi se për muajin nëntor ishin paguar vetëm 6 persona, ndërsa pjesa tjetër e parave nuk ishte kthyer nga i pandehuri. Pas konstatimit dega e Postës në Mat ka depozituar kallëzim penal ndaj Skënder Xhomarës. Ndaj tij ka nisur hetimi për vjedhje duke shpërdoruar detyrën, ndërsa ka marrë masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë.

Top Channel