Investimet kineze në rajon, mbahet samiti në Bullgari

27/06/2015 00:00

Në Sofje të Bullgarisë u zhvillua takimi mes ministrave të Bujqësisë së Europës Qendrore dhe Jug-lindore me përfaqësues të qeverisë kineze, ku në tryezë u propozuan projektet në të cilat Kina është e interesuar për të investuar.

Shqipëria u përfaqësua në këtë samit me ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Edmond Panariti.

Takimi ishte pjesë e agjendës së qeverisë kineze, që pas takimit të kryeministrave në Beograd ka shfaqur një interes gjithnjë e në rritje për investime në rajon.

Kina premton mbështetjen e një sërë projektesh, kryesisht në infrastrukturë, bujqësi dhe turizëm në rajon, përmes kredive të buta ose koncesioneve.

Top Channel