Britney kthen dhimbjen në forcë

27/06/2015 00:00

Britney Spears duket se e ka kthyer dhimbjen e saj në forcë, pas ndarjes me Charlie Ebersol.

33-vjecarja është përqendruar tek familja e saj dhe ditën e premte ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale me djalin e vogël, Jayden James.

Në foton e postuar në Instagram, Britney duket e lumtur së bashku me djalin 8-vjecar duke buzëqeshur.

Përmes disa postimeve të tjera, këngëtarja ka treguar se po kalon një kohë të bukur në Malibu.

Sipas disa burimeve të “Us Weekly”, Britney Spears dhe ish i dashuri i saj, Charlie, i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre pas 8-muajsh.

Top Channel