Elbasan, 3 të arrestuar për shfrytëzim prostitucioni

28/06/2015 00:00

Një operacion antitrafik i koduar me emrin “Mëngjesi” është zhvilluar nga inspektorë të seksionit kundër trafiqeve të paligjshme në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Elbasan, gjatë të cilit është bërë i mundur arrestimi në flagrancë i 3 shtetasve.

Sipas njoftimit të policisë, shtetasit e ndaluar; 26-vjeçari Emine Jahja, 21-vjeçari Marsel Jevgu dhe 62-vjeçari Ilirjan Xhepa, të tre banues në Elbasan, akuzohen për veprat penale “shfrytëzim prostitucioni në bashkëpunim”, “shtytje e të miturve në krim” dhe “marrëdhënie seksuale me të mitur”, të parashikuara në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë.

Këta 3 persona janë ndaluar gjatë mbrëmjes së të shtunës, teksa iu janë komunikuar akuzat se kanë shfrytëzuar për prostitucion dhe kanë kryer marrëdhënie seksuale me të miturën J. H., 12 vjeç, banuese në Elbasan.

Materialet hetimore i kanë kaluar tashmë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Elbasanit, për veprimet e mëtejshme.

Top Channel