Ed Sheeran dhe Selena Gomez janë bashkë

28/06/2015 00:00

Vetëm dy vite më parë, Selena Gomez dhe Ed Sheeran ka qenë në qendër të vëmendjes pasi nisën të qarkullonin thashetheme për një romancë mes tyre dhe duket se e njëjta gjë po ndodh edhe kohët e fundit.

Këngëtari i hitit ‘Thinking Out Loud’ dhe ylli i Disney janë fotografuar së bashku në një supermarket pas një mbrëmjeje të kaluar së bashku në ‘The Nice Guy’.

Dy yjet e muzikës, të cilët janë të dy miq të mirë me Taylor Swift, kanë humbur një përballje me ish të dashurin e Gomez, Justin Bieber, i cili ka qënë gjithashtu i pranishëm në këtë festë.

Akoma nuk dihet nëse Selena dhe Ed vërtet kanë nisur diçka apo vazhdojnë të jenë thjesht miq, kjo mbetet për t’u parë në javët në vazhdim.

Top Channel