Vëllezërit Aliko merren në pyetje në Drejtorinë e Policisë së Tiranës

28/06/2015 00:00

Vëllezërit Aliko u morën në pyetje nga prokurorët e Krimeve të Rënda në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, në lidhje me vrasjen e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha.

Marrja në pyetje e Arbion dhe Alban Aliko, të cilët dyshohen si autorët e vrasjes së policit, u bë në prani të avokatit të tyre.

Arratisja 4-ditore e dy vëllezërve Aliko ka marrë fund në orët e mbrëmjes së të shtunës. Pas një negociimi me telefon nëpërmjet babait të tyre, Arbion dhe Alban Aliko janë vetëdorëzuar në polici, ndërsa të pranishëm kanë qenë edhe prindërit e tyre, thonë burimet. Dorëzimi i tyre ndodhi në fshatin Kardhiq, disa kilometra larg Lazaratit.

Top Channel