Fustani transparent i Kim Kardashian

28/06/2015 00:00

Kim Kardashian ka qenë edhe njëherë në qendër të vëmendjes për shkak të veshjes së saj. Ajo është fotografuar duke shkuar në “Glastonbury Festival” me një fustan transparent.

34-vjeçarja, e cila është duke pritur fëmijën e dytë me reperin Kanye West, kishte veshur një fustan të gjatë të zi, por kishte “harruar” reçipetat në shtëpi, duke bërë që të lërë shumë pak për imagjinatën.

Në fillim të kësaj jave, në një intervistë për një medie angleze, Kardashian kishte thënë se pas martesës kishte ndryshuar si person, ndërsa edhe më tepër pas lindjes së vajzës.

Megjithatë, sipas fotove të fundit, kjo nuk nënkupton se ajo nuk lejohet të veshë fustane transparente. Siç ka njoftuar vetë shtatzëna Kim, ajo është në pritje të një djali.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel