Tjetër aksident në minierë, vdes minatori

28/06/2015 00:00

Një tjetër aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur të dielën në një nga galeritë e minierës së Bulqizës, në Martanesh. Aksidenti ndodhi në pjesën qendrore të kësaj miniere, në zonën e Theknës, e cila administrohet nga një firmë private.

Sipas burimeve nga kjo minierë, mësohet se minatori i cili ka humbur jetën quhet Shaban Grrica, 45 vjeç. Policia thotë se gjatë punës në nënkatin e kësaj galerie, një masiv shkëmbi është shkëputur duke e zënë poshtë minatorin.

Trupi i pajetë i tij është nxjerrë rreth dy orë më vonë.

Është ngritur grupi hetimor për rastin e këtij aksidenti të rëndë. Burime nga policia bëjnë me dije se në komisariat janë shoqëruar disa persona për t’u marrë në pyetje rreth ngjarjes.

Top Channel