Tamara Ecclestone bën banjë me të bijën 15-muajshe

26/06/2015 00:00

Tamara Ecclestone ka nxitur sërish debate pas publikimit të një fotoje tjetër, ku shihet bashkë me të bijën 15-muajshe në një vaskë të mbushur me ujë duke bërë banjë.

Ajo e ka publikuar foton në Instagram, ndërsa si përshkrim ka shtuar se i pëlqen që të bëjë banjë me të bijën. Sipas fotos, duket se Tamara është nudo, pasi nuk dallohet të ketë veshur ndonjë kostum banjoje.

Kjo ka ngjallur reagime të mëdha në mesin e ndjekësve të saj, të cilët e kanë quajtur të panevojshme publikimin e kësaj fotoje. Javë më parë, Ecclestone publikoi dy foto duke ushqyer vajzën me gji.

Për pasojë, Instagrami i saj u mbush me reagime negative. Në foto, tregohej Tamara në ujë, ndërkohë që e bija, Sophia ishte mbështetur duke u ushqyer.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel