Irina Shaik mrekullon javën pariziene të modës

26/06/2015 00:00

Ajo është në kryeqytetin francez për javën e modës për meshkuj “Paris 2015”, ndërsa e shtuna ishte ditë e lirë për të. Irina Shaik këtë e ka shfrytëzuar për të shëtitur në qytetin e dashurisë, bashkë me një mike të saj.

29-vjeçarja ishte fotografuar në Paris veshur me një fustan të gjatë veror, me ngjyrë të zezë, ndërsa mbante një palë syze dielli dhe një çantë të kuqe.

Bukuroshja ruse ka shfrytëzuar celularin e saj që të bëjë disa foto, në disa pjesë të kryeqytetit francez, ndërsa si fotografe ka shfrytëzuar miken e saj.

E dashura e aktorit Bradley Cooper, javë më parë tregoi se si e mendon mashkullin ideal. Shaik u shpreh se mashkulli ideal për të është besnik, i sinqertë dhe një zotëri i vërtetë.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel