Megan Fox rikthehet në Nju Jork

28/06/2015 00:00

Të mërkurën ajo ishte me djalin dyvjeçar Noah në Berverly Hills, Los Anxheles, ndërsa të shtunën, Megan Fox është rikthyer në Nju Jork për të vazhduar xhirimet për filmin “Teenage Mutant Ninja Turtles 2”.

Brunia 29-vjeçare dukej shumë bukur me një palë xhinse gri, ndërsa në mes kishte lidhur një këmishë. Aktorja ishte nën kujdesin e grimerëve, të cilët e përgatitën për një skenë xhirimi.

Pavarësisht angazhimeve të saj, Fox gjithmonë është përgëzuar për kohën që ajo gjen për të kaluar me dy fëmijët e saj, Noah 2 vjeç dhe Bodhi vetëm 16 muajsh, si dhe bashkëshortin Brian Green.

Green dhe Fox kurorëzuan dashurinë e tyre në vitin 2010, ndërsa kishin 11 vite të lidhur. Megan gjithashtu ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm në jetën e 13-vjeçarit Kassius, djalit të Green nga një lidhje tjetër.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel