Sulmi në fabrikën franceze, autoritetet nuk gjejnë asnjë lidhje të ngjarjes me jashtë

28/06/2015 00:00

Personi i dyshuar për sulmin në fabrikën pranë Lionit, në Francë, kishte dërguar një ‘selfie’ ku pozonte me kokën e prerë të shefit të tij.

Sipas raporteve në media, 35-veçari Yassin Salhi, ia ka dërguar foton përmes “WhatsApp”-it një numri telefonik kanadez. Koka e prere e Herve Cornaras u gjet bashkë me një flamur islamik.

I dyshuari akuzohet gjithashtu se ka përplasur makinën në një zonë ku kishte lëndë djegëse, çka shkaktoi dhe një shpërthim.

Pavarësisht shkrimeve në arabisht e përkufizimit të bërë ngjarjes nga autoritetet franceze si akt i pastër terrorist, deri tani policia nuk ka mundur të gjejë ndonjë gjurmë që të tregojë se bëhet fjalë për një episod të organizuar nga jashtë.

Top Channel