Skrapar, makina del nga rruga, 2 viktima

28/06/2015 00:00

Një grup teknikësh të Ndërmarrjes Elektrike pësuan një aksident të rëndë rrugor në vendin e quajtur “Hija e Kakrukës”. Sipas burimeve të policisë, një automjet ka rënë në lumin Osum, ndërsa udhëtonte përgjatë rrugës nacionale Skrapar -Berat, duke shkaktuar dy të vdekur.

Njëri humbi jetën direkt, ndërsa një i plagosur disa orë më vonë në spital.

Në të njëjtin vend ku ndodhi aksidenti, disa vite më parë humbën jetën katër të rinj nga Berati, kur mjeti i tyre doli nga rruga dhe ra në greminë.

Top Channel