Tajvan, arrestohen organizatorët e festës ku u plagosën 500 persona

28/06/2015 00:00

Organizatorët e një feste në një park ujor të Tajvanit u ndaluan nga policia e po merren në pyetje pas zjarrit që shpërtheu ndërsa njerëzit kremtonin, duke lënduar më shumë se 500 vetë.

Shkak i incidentit është bërë një lloj pluhuri i ngjyrosur, i cili mori flakë pasi u lëshua nga personat në skenë drejt publikut të mbledhur përpara saj.

Pamjet filmike treguan njerëzit e përfshirë nga paniku që bërtisnin e vraponin të largoheshin. Të paktën 182 prej të plagosurve janë në terapi intensive.

Pjesa dërrmuese e viktimave janë të moshës 20 vjeçare, ose edhe më të rinj. Disa prej tyre kanë probleme me frymëmarrjen po për shkak të pluhurit në fjalë.

Top Channel