Shpërthen në ajër “Falcon-9”, pak pas nisjes nga Florida

28/06/2015 00:00

Raketa “Falcon-9” e kompanisë “SpaceX”, e cila u nis në Cape Canaveral, Florida, shpërtheu në ajër rreth 2 minutë pasi ishte ngritur nga toka, ndërkohë që mbetjet përfunduan në Oqeanin Atlantik pa shkaktuar dëme.

Agjencia Hapësinore Amerikane (NASA ) thotë se raketa do të dërgonte një kapsulë me furnizime për në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës. Megjithatë zyrtarë të agjencisë thonë se ekuipazhi është i sigurt, pasi ka ende mjaftueshëm ushqime, ujë dhe pajisje për të qëndruar deri në fund të tetorit.

Kjo është hera e tretë që kompania “SpaceX”, dështon në nisjen e raketave pa pilot.

Një zëdhënës i NASA-s tha se është ende herët për të folur për shkaqet e shpërthimit. “Do të kemi shumë për të folur, por tani është ende herët për këtë’, tha ai.

Ndërsa në muajin maji, një tjetër kapsulë e montuar në raketën “Falcon-9” të kompanisë “SpaceX” u lëshua nga Cape Canaveral, Florida, dhe pati sukses, duke bërë dërgesën e parë komerciale në stacionin hapësinor.

Top Channel