I gjendet kokainë në lokal, arrestohet 19-vjeçari nga Shijaku

29/06/2015 00:00

Një 19-vjeçar është arrestuar dhe një tjetër person është shpallur në kërkim për drogë.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se, Klevis Gjatës i është gjetur poshtë banakut, në një lokal bastesh sportive në hyrje të Shijakut, një sasi prej 6 gramë kokainë.

Mbi të riun rëndon akuza e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike dhe përshtatje e lokalit për përdorim droge.

Ndërsa R. F, 25 vjeç është shpallur në kërkim në akuzën e organizimit të llotarive të palejuara dhe përshtatje të lokalit për përdorim droge.

Top Channel