Serbia, kampione e Europës në basketboll për femra

29/06/2015 00:00

Serbia u shpall për herë të parë në historinë e saj kampione Europe në basketboll për femra. Në finalen e Europianit, serbet mundën favoritet franceze me rezultatin 76-68, në një ndeshje që e dominuan pothuajse tërësisht.

Lojtaret më të spikatura të finales ishin Ana Daboviç me 25 pikë dhe Sonja Petroviç me 22 pikë.

Me këtë fitore, Serbia e basketbollit të femrave siguron edhe pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike të Brazilit, në vitin 2016.

Top Channel