F1, Christian Horner rinovon kontratën me Red Bullin

29/06/2015 00:00

Christian Horner ka rinovuar kontratën e tij si shef i skuderisë Red Bull. Lajmin e bëri të ditur vetë ai për rrjetin britanik ‘Sky Sports’.

41-vjeçari theksoi se do të punojë fort për të rikthyer ekipin në majën e Formulës 1, aty ku ishte për 4 vite radhazi me pilotin Sebastian Vettel.

Që nga hyrja në Formulën 1 të motorëve turbo, Red Bull ka humbur protagonizmin që ka pasur në periudhën 2010-2013 dhe është shumë larg Mercedesit.

Christian Horner është shef i Red Bullit që nga viti 2005, vit kur skuderia austriake hyri në botën e Formulës 1.

Top Channel