Hamilton i uron ditëlindjen ish të dashurës, Nicole Scherzinger

29/06/2015 00:00

Edhe pse tashmë janë ndarë, asi i Formula 1, Lewis Hamilton nuk harron t’ia urojë ditëlindjen Nicole Scherzinger. Në urimin e tij, Hamilton e falenderon bukuroshen për momentet e tyre të lumtura.

Ai publikoi në Instagram një foto kur ata ishin ende bashkë, me një mesazh të gjatë për ish të dashurën e tij.

Duke e quajtur “mike”, Lewis thekson se koha që kanë kaluar bashkë e ka bërë njeriun që është tani, duke i uruar gjithë të mirat për të ardhmen.

“Mike e dashur, mes viteve që ne kaluam bashkë, nuk do të ndryshoja asgjë. Të gjitha përvojat më kanë bërë krenar për njeriun që jam tani. Koha që kemi kaluar bashkë nuk do të harrohet, pavarësisht se sa do të plakemi dhe të jam mirënjohës për kohën që patëm. Të uroj gëzuar ditelindjen, dhe Zoti të të bekojë në gjithçka që dëshiron”, shkruan Hamilton.

Top Channel