Schwarzenegger, skena nudo në filmin e ri “Terminator”

29/06/2015 00:00

Arnold Schwarzenegger, i cili është zhveshur në filmin e tij të fundit “Terminator Genisys”, ka treguar se pavarësisht sikletit, i shijon këto skena të “rrezikshme”.

“Skenat nudo janë të sikletshme, por argëtuese. Në to ka biseda qesharake, dialog të këndshëm dhe humor të mrekullueshëm”, tha aktori 67-vjeçar.

“Është diçka e pashmangshme, pasi ti duhet të bësh atë çfarë filmi të kërkon. Në disa skena duhet të mbulohesh, ndërsa në disa të tjera duhet të zhvishesh. Mendoj se askush nga ne nuk ka asgjë për të fshehur”, shtoi Schwarzenegger.

Regjisori i filmit më të ri të sagës “Terminator”, Alan Taylor, ka zbuluar gjithashtu se nuk kanë qenë vetëm aktorët ata që janë zhveshur gjatë xhirimeve…

Top Channel