Vlorë, arrestohet i dënuari me burg për prodhim lëndësh narkotike

29/06/2015 00:00

Policia e Vlorës ka arrestuar një person të shpallur në kërkim për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. Bëhet fjalë për Vasil Dervishin, 26 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u krye në lagjen “10 Korriku”.

Vasil Dervishi ka qenë shpallur në kërkim, pasi më 12 maj të vitit 2012, atij i është gjetur një sasi prej 54 kg. lëndë narkotike e llojit kanabis sativa. Për këtë, ai u dënua me 3 vjet e 4 muaj burg.

Top Channel