Bertolacci: Milani ishte zgjedhja e parë

29/06/2015 00:00

Dita e parë si lojtar i Milanit për Andrea Bertolacci. Mesfushori 24-vjeçar, i cili u ble nga Roma për 20 milionë euro, mbërriti të hënën në Milano për të kryer vizitat mjekësore dhe për të hedhur firmën në “Casa Milan”.

“Gjithmonë kam thënë se dëshira ime ishte të luaja për Milanin. Në këtë tratativë, vullneti im ishte i rëndësishëm. Milani ishte zgjedhja e parë për mua”, tha futbollisti italian në deklaratat e tij të para si lojtar kuqezi.

Kur u pyet për çmimin e lartë që u pagua për të, Bertolacci tha: “Nuk i mendoj këto gjëra. Dua vetëm që Milani të rikthehet në nivele të larta”.

Top Channel